​Liverpooli targeton lojtarin që mund t’ia zë vendin Xherdan Shaqirit

Futboll

​Liverpooli targeton lojtarin që mund t’ia zë vendin Xherdan Shaqirit

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:47
Xherdan Shaqiri

E ardhmja e Xherdan Shaqirit në Liverpool nuk është aspak e sigurt derisa gjatë këtij sezoni ka gjetur fare pak hapësira nën urdhrat e trajnerit gjerman Jurgen Klopp.

Në rast të largimit të tij nga “Anfield Road” Liverpooli raportohet se tashmë ka filluar kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas “Tutto Udinese”, “The Reds” janë duke përgatitur një ofertë prej 26 milion funte për Rodrigo De Paul.

Kjo shifër thuhet se bie poshtë vlerësimit të Udineses, por interesi për mesfushorin argjentinas po rritet dhe anglezët synojnë të jenë në krye të garës për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat