Nuk ka fitues në Skenderaj: Drenica dhe Gjilani i ndajnë pikët

Futboll

Nuk ka fitues në Skenderaj: Drenica dhe Gjilani i ndajnë pikët

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Drenica dhe Gjilani i kanë ndarët pikët në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Gjilanasit rrezikuan qysh në minutën e dhjetë me anë të Dautajt që gjuajti nga distanca, por goditja shkoi jashtë portës.

Ishte minuta e 42-të e takimit kur Drenica rrezikoi me Zabërgjën, që bëri një lëvizje fantastike, por Koliçi i shpëtoi mysafirët.

45 minutat e dytë ishin në favor të Drenicës që kishte disa raste të njëpasnjëshëm, por pa i konkretizuar ato.

Uka lëshoi disa shanse të mira shënimi, por nuk zbehet as paraqitje brilante e KoliՎit.

Gjilanit shpërdoroi një shans të artë me Nikac që gjuajti me kokë jashtë porte në minutën e 73-të.

Pas javës së 22-të, Gjilani gjendet në vendin e katërt me 32 pikë, gjersa Drenica është në të parafundit me 24 sosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat