Morina: Duhet shumë përmirësime

Futboll

Morina: Duhet shumë përmirësime

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:15
Arbnor Morina

Tashmë kanë përfunduar takimin ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit, duel ky në kuadër të xhiros së 22’të në Superligë.

Feronikeli me rezultat të pastër në 0:3 arriti ta mposhtë klubin e Arbërisë, ku skuadra e teknikut, Morina bën hap të gabuar, pasi me këtë humbje janë shumë pranë zonës së kuqe.

E pas ndeshjes foli edhe trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina i cili tha se ekipi i tij duhet të përmirësohet.

“Futbolli luhet për me të kaluar vijën fatale, rezultati po të tregon vet se ku kem qenë ne ku ka qenë kundërshtari. Këta djem u angazhuan, luftuan. Duhet shumë përmirësime”, tha Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat