Tifozët nga Suhareka vërejtje Bledi Shkëmbit: “Nuk duam eksperimente”

Futboll

Tifozët nga Suhareka vërejtje Bledi Shkëmbit: “Nuk duam eksperimente”

Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Bledi Shkëmbi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën si trajner i Ballkanit. Në katër ndeshjet e stinorit pranveror, ai ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe një humbje, duke ngecur aktualisht dy pikë prapa Dritës. Ballkani gjithashtu u eliminua nga Llapi në kuadër të Kupës së Kosovës.

Kjo nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”. Kryetari i tifo grupit nga Suhareka, Korab Elshani postoi një fotografi së bashku me tifozin legjendar, Kobën.

Elshani tha se së bashku me Kobën u pajtuan që trajnerët duhet të shkojnë në shtëpi sepse Suhareka jeton për sport. Ai gjithashtu shkroi se si tifogrup nuk kanë kohë me humb duke pritur eksperimente.

Shkarkimi i Ismet Munishit pas përfundimit të stinorit pranveror nga shumë ekspertë dhe analistë të futbollit u kritikua, duke vënë në dyshim suksesin e trajnerit nga Shqipëria, Bledi Shkëmbit në krye të Ballkanit.

Munishi e mori Ballkanin nga gremina, duke e bërë një ekip konkurrues edicionin e kaluar dhe me disa transfere të vogla, luftoi deri në fund për titullin kampion, duke befasuar të gjithë.

Ballkani nuk arriti për pak garat evropiane edhe përmes Kupës, teksa në finale u mposht nga Prishtina minimalisht 1:0. Gjithashtu, Ballkani ishte edhe këtë edicion në rrugë të mirë.

Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Ballkani ishte vetëm tri pikë pas Dritës, pasi u mposht nga Gjilani në ndeshjen e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat