Milan është duke përgatitur një ofertë për qendërmbrojtësin Fikayo Tomori te Chelsea.
Anglezi u huazua te “Rossonerët” nga “Blutë” në formë huazimi me mundësi blerje gjatë janarit.
Milan mund ta bëjë blerjen e përhershme për 28 milionë euro në fund të sezonit dhe sipas Sky Sport Italia, ata janë duke konsideruar të përgatisin ofertën që të sigurojnë shërbimet e 23-vjeçarit.
Tomori debutoi me Milanin kundër Interit në Kupën e Italisë, ndërsa pas ndeshjes kishte thënë se është ëndërr e bërë realitet.
Tomori ende s’ka diskutuar të ardhmen me trajnerin e ri të Chelseas, Thomas Tuchel.
Deri me tani, anglezi ka bërë shtatë paraqitje në të gjitha garat me Milanin.