Everton fiton dhe i afrohet zonës së Champions Leagues

Futboll

Everton fiton dhe i afrohet zonës së Champions Leagues

Më: 2 mars 2021 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Everton vazhdon me formë të mirë në kampionatin anglez, pasi mbrëmjen e sotme ka marrë një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Southamptonit.

“Toffees” vinin në këtë takim me moral të lartë pas triumfit në derbin ndaj Liverpoolit dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 9’ me anë të brazilianit Richarlison.

 Ndërsa më vonë shënoi edhe mbrojtësi Keane, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Më pas skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti menaxhoi mirë lojën deri në vërshëllimën finale dhe mori një fitore me mjaft vlera, që e ngjit në kuotën e 43 pikëve, shumë pranë zonës Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat