Courtois: Gara për titull ende s’ka mbaruar, kërkojmë fitore ndaj Atleticos

Futboll

Courtois: Gara për titull ende s’ka mbaruar, kërkojmë fitore ndaj Atleticos

Më: 2 mars 2021 Në ora: 07:59
Courtois: Gara për titull ende s’ka mbaruar, kërkojmë fitore ndaj Atleticos

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois është optimist lidhur me garën për titull, pavarësisht barazimit me Real Sociedadin.

“Los Blancos” barazuan dje ndaj Sociedadit, edhe pse dominuan në të gjitha aspektet.

Courtois u shpreh se e gjitha që iu mungonte ishte goli i dytë, ndërsa do mundohen të mposhtin rivalin Atletico.

“U paraqitëm mirë, krijuam shanse dhe e gjitha që mungonte ishte goli i dytë. Nëse do menaxhonim të shënonim më herët, do kishim fituar ndeshjen”.

“Gara për titull është ende dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë”.

“Të dielën duhet të shkojmë në Wanda dhe aty ka shumë rrezik. Nëse duam fitore, duhet të japim më të mirën. jemi në formë të mirë dhe jemi duke marrë disa lojtarë nga lëndimet. Duhet të provojmë t’i mposhtim”, tha ai.

Nëse shohim tabelën aktuale, Real zë pozitën e tretë me 53 pikë, pesë më pak se lideri Atletico, skuadër që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat