Inter ofron yllin e skuadrës në shkëmbim për Telles

Futboll

Inter ofron yllin e skuadrës në shkëmbim për Telles

Më: 2 mars 2021 Në ora: 08:26
Axel Telles

Inter ka nisur të tregojë interesim edhe për një yll tjetër të Manchester Unitedit.

Gjiganti italian deri me tani ka nënshkruar me Ashley Young, Darmian, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez (ish lojtarë të Unitedit).

Ndërsa, sipas medias italiane, Inter Live, “Djajtë e Kuq” mund ta humbasin Telles, që admirohet nga Antonio Conte.

Telles nuk ka qenë titullar në United që nga kalimi prej Portos në verë, duke parë formën e mirë të Luke Shaw.

Klubi anglez do e lejojë largimin e Telles vetëm nëse paguhet ndonjë vlerë e lartë, derisa Inter ka propozuar shkëmbimin me mesfushorin Marcelo Brozovic.

Brozovic edhe më herët është kërkuar nga Unitedi dhe Liverpool, andaj “Neurazzurët” janë të hapur ta sakrifikojnë kroatin në këmbim për brazilianin, ky i fundit edhe më herët ishte pjesë e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat