Bartomeu ka kaluar natën në paraburgim në Kataluni

Futboll

Bartomeu ka kaluar natën në paraburgim në Kataluni

Më: 2 mars 2021 Në ora: 08:39
Jose Maria Bartomeu

Jose Maria Bartomeu ka kaluar natën në stacionin policor në Kataluni, pas bastisjeve që u bënë në zyrat e Barcelonës.

Të hënën në mëngjes, policia spanjolle bëri një bastisje në objektet e klubit katalunas, aty ku pati edhe tri arrestime.

Përveç Bartomeut, u arrestuan edhe dy drejtorë që lidheshin me skandalin “BarçaGate”, me një kompani të punësuar për prishjen e imazhit të kundërshtarëve.

Pas shpërthimit të skandalit, Barcelona kishte reaguar në media se kompania nuk ishte punësuar nga ish-presidenti, aty ku tentohej prishja e imazhit edhe të Lionel Messit.

Bartomeu më pas dha dorëheqje, derisa të hënën e kësaj jave u vë në pranga dhe kaloi natën në paraburgim, deri në një vendim të ri për rastin.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale te Barcelona do të mbahen më 7 mars, e që klubi aktualisht është në krizë financiare dhe me shumë probleme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat