Juventusi me plot mungesa e pret Spezian e Ismajlit

Futboll

Juventusi me plot mungesa e pret Spezian e Ismajlit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Juventusi vijon të përballet me një krizë lëndimesh dhe trajneri Andrea Pirlo do të detyrohet t’i bëjë disa ndryshime për ndeshjen e sotme kundër Spezias së qendërmbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli.

Kampioni në fuqi i Serie A e pret në Torino Spezian e sapopromovuar për ndeshjen e javës së 25-të.

Pirlo nuk do të mundë të llogarisë në të lënduarit, Paulo Dybala, Giorgio Chiellini, Juan Cuadrado, Leonardo Bonucci dhe Alvaro Morata.

Morata mund të jetë në stol, megjithatë, nëse ia del ta marrë veten nga dhimbjet e stomakut si pasojë e gripit.

Juventusi është në pozitën e tretë në Serie A, 10 pikë prapa liderit Inter, por e ka zhvilluar një ndeshje më pak se zikaltrit.

Spezia, për të cilën luan përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë Ardian Ismajli, është në vendin e 14-të, shtatë pikë larg zonës së rënies nga liga.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Danilo, Demiral, De Ligt; Chiesa, Rabiot, Bentancur, Ramsey, Bernardeschi; Kulusevski, Ronaldo

Spezia: Provedel; Vignali, Terzi, Ismajli, S Bastoni; Estevez, M Ricci, Maggiore; Gyasi, Nzola, Agudelo

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat