Mbappe mund të bëhet më i mirë se Messi, thotë Pochettino

Futboll

Mbappe mund të bëhet më i mirë se Messi, thotë Pochettino

Më: 2 mars 2021 Në ora: 08:58
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është tashmë në mesin e më të mirëve në botë dhe ende ka potencial për t’i pasuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, sipas Mauricio Pochettinos, trajnerit të Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez i shënoi dy gola në fitoren e PSG-së 4:0 në udhëtim kundër Dijon, duke e rritur epërsinë në renditjen e golashënuesve më të mirë në Ligue 1.

Pochettino, i cili e mori drejtimin e PSG-së vetëm pak kohë më parë, beson se Mbappe do ta sundojë botën e futbollit në të ardhmen nëse i jepet kohë.

I pyetur nëse Mbappe mund të jetë pasues i Messit dhe Ronaldos në botën e futbollit, trajneri argjentinas tha: “Ai ka potencial. Atij nuk i mungon asgjë përveç kohës”.

“Ai nuk mund ta përshpejtojë procesin. Mendoj se ai është në mesin e më të mirëve në botë tashmë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat