Lacazette do të largohet nga Arsenali

Futboll

Lacazette do të largohet nga Arsenali

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:01
Alexandre Lacazette

Alexandre Lacazette do të largohet në fund të këtij edicioni nga Arsenali.

Sulmuesi francez ka dështuar të tregojë vetën te The Gunners dhe mundësitë për të janë shpenzuar.

Sipas asaj që raporton Football London, skuadra londineze është e hapur që t’i dëgjojë ofertat për të.

Lojtari 29-vjeçar ka kontratë me Topçinjtë deri në verën 2022 dhe Arsenali nuk dëshiron të lejojë largimin e tij si lojtar i lirë.

Roma, Monaco dhe Atletico Madridi, janë vetëm disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për të.

Arsenali shpreson të fitojë së paku 30 milionë euro nga shitja e tij, derisa kërkon një partner në sulm për Pierre Emerick-Aubameyang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat