Trajneri i Brazilit: Neymar është pjekur shumë

Futboll

Trajneri i Brazilit: Neymar është pjekur shumë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:04
Trajneri i Brazilit: Neymar është pjekur shumë

Neymar “është pjekur shumë” që nga ditët e tij te Barcelonë. Kështu thotë Tite, trajneri i kombëtares së Brazilit, i cili mendon se sulmuesi 29-vjeçar e ka rritur arsenalin e tij te PSG. Neymar e ka forcuar reputacion në “Parc des Princes” gjatë katër viteve të fundit, pavarësisht nga një seri dëmtimesh dhe çështjesh disiplinore. Tite beson se ai, gjithashtu, është bërë më shumë lojtar ekipi, që nga largimi nga “Camp Nou”:

“Neymar është pjekur shumë. Më parë, kur ishte në Barcelonë dhe në ditët e para me ‘Selecao’, ishte një lojtar që donte të shënonte gola, kishte ritëm, donte të driblonte, të bënte lojëra individuale.

Tani ka zgjeruar zonën, në të cilën luan dhe, si një golashënues, krijon shanse për të tjerët. Ai tani është si ajo që ne e quajmë “hark dhe shigjetë”, mund t’i rregullojë gjërat me pjekuri. Neymar e ka rritur arsenalin e tij”.

Te Barcelona, sulmuesi brazilian formoi një “trident” të frikshëm, së bashku me Lionel Messi dhe Luis Suarez, teksa fituan dy tituj në La Liga dhe Champions-in. Neymar, gjithashtu fitoi tri herë Kupën e Mbretit dhe Botërorin e Klubeve, sa luajti në “Camp Nou”, duke regjistruar 105 gola dhe 76 asiste në 186 ndeshje.

Te PSG, ai ka grumbulluar 103 paraqitje në të gjitha garat, deri më tani, duke ndihmuar klubin të fitojë nëntë trofe të brendshëm, përfshirë tre tituj të Ligue 1.

Ish-ylli i Barçës ka shënuar 83 gola për kampionët e Francës, ndërsa ka asistuar 47 herë shokët e tij të skuadrës, me Kylian Mbappe, Mauro Icardi dhe Angel Di Maria, të gjithë duke përfituar nga krijimtaria e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat