Kaosi te klubi i njohur Europian, futbollisti shqiptar udhëhoqi revoltën

Futboll

Kaosi te klubi i njohur Europian, futbollisti shqiptar udhëhoqi revoltën

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:16
Kaosi te klubi i njohur Europian, futbollisti shqiptar udhëhoqi revoltën

Schalke 04 është klubi i parë në historinë e Bundesligës që kanë shkarkuar pesë trajnerë të ndryshëm brenda një sezoni.

Ditën e diel klubi gjerman shkarkoi trajnerin Kristian Groos dhe asistentin e tij, Rainer Uidmajer.

Sipas gazetarit të ESPN, Derek Rael, thuhet se lojtarët e revoltuar të udhëhequr nga dy ish lojtarët e Arsenalit, Sead Kolasinac dhe Shkodran Mustafi ndikuan që klubi ta shkarkojë trajnerin dhe asistentin e tij.

Ndërsa, sa i përket trajnerit të ri, ende s’është caktuar, por Peter Knabl, trajner dhe drejtor i klubit dhe akademisë, do jetë në krye përkohësisht.

Schalke është në fund të tabelës me vetëm nëntë pikë nga 23 ndeshje dhe janë nëntë pikë prapa Arminia Bielefeld, skuadër që është në vendin e play-off të rënies.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat