Juve nuk dorëzohet

Futboll

Juve nuk dorëzohet

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:22
Juve nuk dorëzohet

Skuadra e Juventusit përpiqet të mos dorëzohet dhe ende beson te rikthimi në garë dhe fitimi i “Scudetto”. Barazimi në Verona i komplikoi gjërat, por sfida e brendshme me Spezia është një mundësi për të rifilluar ngritjen. 

Ekipi i Andrea Pirlos ka pasur një muaj të komplikuar, midis paraqitjeve zhgënjyese dhe një grupi të reduktuar. Kthimi i Danilos në mbrojtje e lejon trajnerin bardhezi të marrë frymë, ndërsa Morata mund të ulet në stol. Nuk është e sigurt se spanjolli mund të zbresë në fushë.

Me pak fjalë, Pirlo ende duhet të bëjë një bilanc të domosdoshmërisë. Bonuçi dhe Kielini mbeten jashtë në mbrojtje. Përpara portierit Sçeznit konfirmohet dyshja Demiral-De Ligt, me Danilo që kompleton treshen e prapavijës. Kohë pushimi për Aleks Sandro, i cili u shfaq më i dobët në “Bentegodi”.

Në mesfushë, i përjashtuar mund të jetë Bentankur. Rabiot është përpara tij për të kompletuar treshen me MKenie dhe Remzi. Kieza dhe Bernardeski startojnë nga dy korsitë e fushës. Përpara, me Kristiano Ronaldon, padyshim do të jetë Kullushevski, i vetmi në dispozicion. Jashtë, për shkak lëndimi, vijojnë të mbeten Dibala, Arthur dhe Kuadrado.

Spezia ëndërron një surprizë tjetër, pasi tashmë ka mundur Milanin dhe Napolin. Debutuesit e Serie A do të rreshtohen me modulin 4-3-3. Terzi në mbrojtje, bashkë me Erlic, plus Ferrer dhe Bastoni nga krahët. Estevez dhe Maggiore shoqërojnë Leo Sena në mesfushë, ndërsa përpara ka vend për Verde, Nzola dhe Gyasi, me Agudelo drejt stolit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat