Ky pritet të jetë formacioni i Barcelonës me Artetan

Futboll

Ky pritet të jetë formacioni i Barcelonës me Artetan

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:36
Ky pritet të jetë formacioni i Barcelonës me Artetan

Mikel Arteta po përflitet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës.

Sipas asaj që raporton RAC1, strategu i "The Gunners" është në planet e Joan Laportës, nëse ky i fundit arrin të zgjidhet president i Barçës më 7 mars.

Laporta do t’i jap kohë Ronald Komeanit deri në fund të sezonit që të fitojë ndonjë trofe, ndryshe do të shkarkohet. Legjenda e Barcelonës, Xavi është po ashtu në listë, por ai momentalisht nuk dëshiron të largohet nga Katari.

Kështu, rruga do të jetë e hapur për Artetan që nga Arsenali mund të marrë lojtarët si: Bukayo Saka e Hector Bellerin.

Transferime të tjera që mund të realizohen këtë verë janë edhe Sergio Aguero, David Alaba e Eric Garcia, që tashmë janë nën shënjestrën e klubit katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat