Neville: Gundogan duket sikur ka rilindur

Futboll

Neville: Gundogan duket sikur ka rilindur

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:42
Neville: Gundogan duket sikur ka rilindur

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, vlerëson maksimalisht Pep Guardiolën. Në një prononcim për “Podcast”, analisti i njohur deklaron se tekniku i Cityt po ndjek modelin e Alex Ferguson me atë që ai po ndërton tek “Qytetarët”.

“Guardiola ka formuar një ekip, që vetëm Sir Alex Ferguson e bëri te Manchester United.

Ndryshimi është se spanjolli e bëri këtë gjë në tre apo katër vite. Kur erdhi fundi i epokës së lojtarëve si Kompany, Aguero apo Silva të gjithë menduam se City do të kalonte një periudhë jo të lehtë”, deklaron anglezi.

“Mirëpo, ai i zëvendësoi ata brenda vitit. Dukej sikur formoi një ekip të ri, edhe pse kishte disa elementë nga ekipi i vjetër. Kjo gjë ndodhi dhe tek United.

Tani shikojmë se si po shkëlqejnë lojtarë si Dias, Cancelo, Zinchenko apo Foden. Gundogan duket sikur ka rilindur, po ashtu edhe Mahrez që ngjan me një lojtar tjetër nga ai që u transferua dy vite më parë”, përfundon Neville..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat