E injoron Anglia

Futboll

E injoron Anglia

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:15
E injoron Anglia

Tri ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës së Anglisë do të jenë vendimtare për të ardhmen ndërkombëtare të mbrojtësit të Junajtid, Aron Uan-Bisaka.

Mbrojtësi i djathtë i “Djajve” është grumbulluar vetëm një herë nga Garet Sauthgejt në kombëtaren ishullore në gusht 2019, por u detyrua të tërhiqet i dëmtuar.

Më pas, ai nuk është preferuar nga “Tre Luanët”, me Arnoldin, Tripierin, Xhejmsin dhe Uokerin përpara 23-vjeçarit.

“The Athletic” zbulon se durimit të lojtarit me origjinë kongoleze po i vjen fundi dhe nëse Sauthgejt nuk e fton për ndeshjet me San Marinon, Shqipërinë dhe  Poloninë këtë muaj, ai mund të zgjedhë të luajë për Republikën Demokratike të Kongos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat