Djarmati: Objektiv kemi Kupat e Europës

Futboll

Djarmati: Objektiv kemi Kupat e Europës

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:18
Djarmati: Objektiv kemi Kupat e Europës

Vllaznia do të zbresë sërish nesër në fushë, teksa do të kërkojë të lejë pas humbjen e fundit ndaj Tiranës. Kuqeblutë sfidojnë në transfertë Teutën, teksa në konferencë për shtyp, drejtori sportive Matko Djarmati u shpreh se objektiv i klubit mbeten Kupat e Europës. Ndër të tjera, Djarmati thekson se nga aleancat nuk kanë frikë, por kujdes.

“E dimë se ku është problemi, do e zgjidhim dhe do vazhdojmë rrugën tonë. Edhe psikologjikisht ekipi nuk është përgjigur si duhet, por edhe teknikisht kemi pasur probleme. Kemi sjellë tre lojtarë në janar. Edhe ekipet e tjera i aktivizojnë dalëngadalë lojtarët e rinj.

Nuk deshëm të prishim grupin. Lojtarët kanë nevojë për kohë, njëri prej tyre mund të jetë në fushë nesër. Ndeshja e nesërme nuk është vendimtare sepse ka shumë kohë para fundit të kampionatit. Fitorja na rrit shumë psikologjikisht dhe na hap rrugën për t’u rikthyer në ujërat e mëparshëm.

Shkarkimi i Brdariç? Hera e parë që më bëhet kjo pyetje, nuk është biseduar aspak kjo çështje, dje e takuam Xhaferin. Në Kupë duhet fitore me patjetër, humbja do ishte shumë zhgënjyese. Do bëjmë maksimumin në të dy frontet. Objektivi i klubit janë Kupat e Europës. Si ka shkuar kampionati, çdo njeri ka objektiva të larta.

Unë gjithmonë kam përmendur të njëjtin objektiv. Shpresoj të dali sa më shpejt nga kjo krizë dhe të arrijmë objektivat tonë. Nëse kemi shansin 5 ndeshjet e fundit të fitojmë titullin, sigurisht do e pretendojmë. Aleancat? Nuk ndryshojmë dot gjë. Nuk është në dorën tonë. Nuk kemi frikë, por kujdes”, u shpreh Djarmati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat