Reali i kërkon Tottenhamit të mbajë Gareth Bale

Futboll

Reali i kërkon Tottenhamit të mbajë Gareth Bale

Më: 2 mars 2021 Në ora: 13:19
Reali i kërkon Tottenhamit të mbajë Gareth Bale

Real Madrid shpreson që Tottenham të nënshkruajë me sulmuesin Gareth Bale.

Uellsiani duket se ka nisur të gjejë formën e duhur duke shënuar dy herë dhe dhuruar një asistim në fitoren ndaj Burnley.

"Los Blancos" do jenë të lumtur nëse forma e mirë e Bale vazhdon, ngase shpresojnë që skuadra angleze ta blejë përfundimisht.

Real dëshiron të shpëtojë nga paga e lartë e Bale, që fiton hiq më pak se 600 mijë euro në javë, gjë që do t’iu ndihmonte në financa.

Muajt e ardhshëm do jenë vendimtare për të ardhmen e Bale, me Tottenham që synon të përfundojë në top katër.

Gjithashtu skuadra e Jose Mourinhos mund ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, në rast që fiton Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat