Memelli: Nuk kemi qenë të butë në këto 4 ndeshje

Futboll

Memelli: Nuk kemi qenë të butë në këto 4 ndeshje

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:12
Memelli: Nuk kemi qenë të butë në këto 4 ndeshje

Skënderbeu ka nesër ndeshjen e radhës në Superiore teksa pret në shtëpi, Kastriotin. Korçarët kanë nevoja të mëdha për pikë, e për këtë trajneri Migen Memelli është shprehur në konferencë për shtyp se çdo takim për ta është si finale. Ndër të tjera, tekniku thekson se ekipi nuk është treguar i butë në fushë, por shton se grinta ka ardhur duke u rritur.

"Nuk kam asnjë problem për këtë pjesë. Ajo ç’ka duhet të  kemi mendjen te ndeshja e radhës. Çfarë ka kaluar ka kaluar, nuk mund ta kthejmë dot më. E rëndësishme është që të mendojmë për ndeshjen e radhës që kemi nesër.

PËRGATITJA E NDESHJES- Takimin e kemi përgatitur mjaft mirë. Edhe në seancat stërvitore skuadra ka qenë në një impenjim goxha të lartë. Çdo ndeshje është finale për ne, sikurse dhe kjo nesër. Jemi në një situatë që padiskutim, ndeshjet duhet t’i vlerësojmë në maksimum. Janë 3 piksha që mund të na ngrenë goxha në tabelë. Sigurisht padashur të largoj presionin nga skuadra, lojtarët duhet të jenë të kthjellët dhe të qartë para këtij takimi. Nga ana psikologjike të jenë në lartësinë e duhur.

ASHPËRSIA E KASTRIOTIT DHE BUTËSIA E SKËNDERBEUT- Nuk kemi qenë të butë në këto 4 ndeshje që unë e kam drejtuar skuadrën. Sigurisht intesisteti dhe grinta është rritur. Këtë kemi dashur dhe në fillim. E vlerësojmë Kastriotin si një skuadër me karakter të fortë, por që gjithsesi, siç e thashë, ne kundërshtarët duhet t’i vlerësojmë në maksimum, si një ndeshje e radhës që duhet vlerësuar dhe si një kundërshtar që duhen marrë pikët e plota.

FORMACIONI– Përveç Marës që është i dëmtuar dhe Taipit me kartonë, pjesa tjetër është e plotë. Do të shikojmë për formacionin, sot kemi dhe një stërvitje tjetër. Do të vlerësojmë situatën se cili nga lojtarët do të jetë më i përshtatshëm për këtë ndeshje”, u shpreh Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat