Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës kroate

Futboll

Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës kroate

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:19
Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës kroate

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Federatës Kroate të Futbollit, Davor Shuker për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të njohur kroat, Zlatko Kranjçar.

Në mesazhin e tij kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka vlerësuar kontributin e madh që Kranjçar, një personalitet i madh i futbollit dhe i trajningut kroat, ka dhënë për futbollin dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krajnçar  dhe komunitetit kroat të futbollit.

“I dashur Davor!

U trishtuam shumë kur morëm lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të Zlatko Kranjçar, një trajner mjaft i talentuar futbolli, që ka dhënë një kontribut të madh për këtë sport.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kranjčar, Federatës Kroate të Futbollit dhe komunitetit kroat të futbollit”, – shkruan Presidenti Duka në telegramin e ngushëllimit dërguar Davor Shukerit.

Zlatko Kranjçar u nda nga jeta këtë të hënë në Zagreb, pasi nuk mundi të fitojë dot betejën me një sëmundje të rëndë. Ai e kishte nisur karrierën si futbollist i Dinamo Zagrebit në fillim të viteve ‘70 dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me shumë klube. 

Gjithashtu, Kranjçar ka luajtur edhe me përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë e më pas me Kroacinë pas shpalljes së pavarësisë. Në karrierën e tij të pasur ai ka drejtuar kombëtaren e Kroacisë në finalet e Botërorit 2006 e më pas shumë klube në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat