Edhe një tjetër futbollist i Trepçës ’89 i bashkohet skuadrës së Agim Sopit

Futboll

Edhe një tjetër futbollist i Trepçës ’89 i bashkohet skuadrës së Agim Sopit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:38
Edhe një tjetër futbollist i Trepçës ’89 i bashkohet skuadrës së Agim Sopit

Djibril Diawara i është ofruar kontratë profesionale nga klubi suedez Osterlen FF, që bënë gara në rangun e tretë të futbollit suedez. Diaëara pas disa viteve në klubin e Trepçës ’89 është larguar nga Superliga e Kosovës në drejtim të futbollit suedez. Osterlen FF për trajner ka Agim Sopin, shkruan Insporti.com.

Transferimin e Diawarës nga ‘89shi për Insportin e ka konfirmuar vetë trajnerin shqiptar nga Shkupi, Agim Sopi.

“Dje i kemi ofruar kontratë, është një sulmues me të ardhme të ndritur. Ai po ashtu ka qenë pa kontratë me klubin e Trepçës ’89, ashtu siç ka qenë edhe Lassina Traore. Më ka pëlqyer në stërvitje dhe i kam bindur drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë kontratë”.

Sopi po ashtu ka deklaruar se transferimin e Diawarës e ka mundësuar e njëjta agjensi që që e ka bërë edhe transferimin e Traores.

Me transferimin e Diawarës, bëhet futbollisti i dytë që transferohet në skuadrën suedeze Osterlen FF nga Trepça ’89.

Sulmuesi 21 vjeçar skuadrës ish kampione i ishte bashkuar në korrik të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat