Ibra nuk ndalet, vazhdon me kritika ndaj LeBron James

Futboll

Ibra nuk ndalet, vazhdon me kritika ndaj LeBron James

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:06
Ibra nuk ndalet, vazhdon me kritika ndaj LeBron James

Nuk mjaftoi kritika e parë të cilën Ibrahimoviç ia drejtoi yllit të basketbollit LeBron James para disa ditëve. Suedezi përsëri ka folur për këtë çështje.

Sulmuesi i Milanit i ka thënë yllit të NBA se janë atletët që e bashkojnë botën, me politikën që e ndan atë.

Anëtari i Los Anglese Lakers iu përgjigj atij të Milanit se ai gjithmonë do të jetë pjesë e debateve politike kur përfshihet populli i tij dhe asnjëherë nuk do të heshtë.

“Racizmi dhe politika janë dy gjëra të ndryshme. Ne sportistët bashkojmë botën, politika ndan botën”, ka thënë Ibrahimovic.

“Të gjithë janë të mirëpritur, nuk ka asnjë lidhje me atë nga jeni, ne bëjmë atë që bëjmë për t’u bashkuar”.

“Ne nuk bëjmë gjëra të tjera sepse nuk jemi të mirë në të, përndryshe do të isha në politikë”.

“Ky është mesazhi im. Atletët duhet të jenë atletë, politikanët duhet të jenë politikanë”, ka shtuar suedezi.

Debatin e filloi i pari Ibrahimovic dhe James ia ktheu atij se nuk duhet mbyllur sytë kur ka diskriminime në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat