Ibra: Interistëve nuk iu dëgjua zëri për 6 muaj

Futboll

Ibra: Interistëve nuk iu dëgjua zëri për 6 muaj

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:41
Ibra: Interistëve nuk iu dëgjua zëri për 6 muaj

Gjatë konferencës për shtyp përpara mbrëmjes së parë të Festivalit Sanremo, Zlatan Ibrahimoviç foli për shumë tema, duke nisur nga Milan, futbolli, familja etj. Ndërsa nuk kurseu ngacmimet as për kryesuesit e Serie A, Inter.

”Të tjerët duhet të më shohin si shembull, kur unë luaj futboll jam shumë i përqendruar. Qëllimi im është të ndihmoj Milan, unë vij këtu për t’i dhënë Italisë atë që më dha, jo vetëm në futboll. Kjo mundësi mbërriti, unë pyeta se çfarë ishte Festivali dhe ata më thanë se është gjëja më e madhe në Itali”, është shprehur suedezi.

ÇFARË I THA AMADEUS – “Amadeus më thirri për të thyer çdo rekord. Dhe unë jam këti, do argëtohemi”.

P ONR LUKAKU – “Për të na gjetur këtu për të bërë paqe? Do të ishte e mirëseardhur. Nuk ka probleme personale, çfarë ndodh në fushë mbetet në fushë. Nëse doni të vini, ju mirëpresim”.

AMADEUS DHE FIORELLO TIFOZË TË INTER- “Unë e di që ata janë tifozë të Interit, ata e përsërisin atë çdo 5 minuta dhe ata konfirmojnë se janë të parët në renditje, por në gjashtë muajt e parë nuk kam dëgjuar prej tyre. Ne do të marrim përsëri vendin e parë”.

KËNGA ME SINISA MIHAJLOVIÇ – “Do të ngjitem në skenë, nuk e di se si do të shkojë. Le të shpresojmë që Mihajlovic nuk mund të këndojë, kështu që do jemi në të njëjtin nivel”.


MBI FAMILJEN – “Nuk e di nëse do të më shikojnë, por mendoj se po. Në Suedi kemi një festival të ngjashëm, por pas kësaj jave ata do të dinë se çfarë është Sanremo”.

MESAZHI – “Unë jam duke bërë gjithçka për të dhënë mesazhin se gjithçka është e mundur, jo vetëm në futboll. Unë jam duke punuar që të jem një shembull, por përpiqem të jem vetvetja. Pastaj ne bëjmë gabime, është normale, por mësojmë. Kjo është filozofia ime”.

SILVIO BERLUSCONI – “Unë kam një marrëdhënie të mirë me të, ai më do edhe pse më dërgoi në Paris pa lejen time”.

E ARDHMJA SI AKTOR – “Në Los Angeles isha afër Hollywood-it, pastaj erdha në Milano. Jam kurioz, është një botë tjetër. Kur bën iniciativa me sponsorë ndihesh pak si aktor, është një botë që unë dua të hyj për të kuptuar nëse mund të bëj të njëjtën gjë si në futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat