Fat i keq për Vedat Muriqin

Futboll

Fat i keq për Vedat Muriqin

Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:18
Vedat Muriqi

Xhiro e 25 e Serie-A ishte planifikuar që të hapej me ndeshjen Lazio – Torino e cila ishte planifikuar të fillonte nga ora 18:30.

Megjithatë, kjo ndeshje pritet të mos zhvillohet fare pasi që në skuadrën e Torinos kanë rezultuar disa raste pozitive me Covid-19.

Edhe pse Federata e Futbollit të Italisë nuk e kishte anuluar ndeshjen, autoritet shëndetësore nuk i kanë lejuar lojtarët e Torinos që të udhëtojnë drejt Romës.

Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë me këtë ndeshje, por, trajneri i Lazios Simone Inzaghi veç se e kishte publikuar formacionin zyrtar të skuadrës së tij dhe aty ishte i pranishëm edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i cili do të luante nga minuta e parë.

Ndeshja pritet të mos zhvillohet dhe ky është një fat i keq për Muriqin.

Ja formacioni zyrtare i Lazios:

Lazio: Reina, Musachio, Hoedt, Acerbi, Pereira, Parolo, Escalante, Cataldi, Lulic, Caicedo, Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat