Hetemi, ndër talentet më të mëdhenj në Austri

Futboll

Hetemi, ndër talentet më të mëdhenj në Austri

Nga: K.Goca Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:26
Hetemi, ndër talentet më të mëdhenj në Austri

Kudo në Evropë ka lojtar të talentuar shqiptar dhe në secilën disiplinë sportive.

Një emër që po vjen është edhe Adrian Kameri, një driblues i hatashëm. Ai nuk ka më shumë se 11 vjeç dhe luan për ekipin SK Kamer. 

Hetemi është zgjedhur ndër talentet më të mëdhenj në Austrinë e Epërme.
Edhe disa nga njohësit e futbollit janë të mahnitur me lojërat e tij, se si ai vepron në fushë, si e zotëron topin dhe si godet nga pozita e vështira.

Ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës, Jeton Qubreli, ka fjalë të mëdha për këtë talent, që e njeh më për së afërmi.

“Për mendim tim, është një talent i madh dhe mendoj se me punë dhe dëshirën që ka Ardiani, është perspektiv e mirë në të ardhmen”, tha Qubreli për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Hetemi është me prejardhje nga Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat