Nga Cuadrado tek Melo

Futboll

Nga Cuadrado tek Melo

Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:56
Nga Cuadrado tek Melo

Me rezultatet larg pritshmërive, momenti jo i shkëlqyer i kampionëve vjen edhe prej një infermierie plot për Pirlon. Por kur do t’i rikthehen trajnerit të Juves lojtarët e dëmtuar?

Situata e Kuadrados është në përmirësim dhe ai mund të grumbullohet që në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Lacios. E njëjta situatë vlen edhe për Bonuçin, objektivi i mbrojtësit do të jetë sfida e së shtunës kundër bardhekaltërve.

Morata u stërvit dje pak minuta me grupin dhe nëse sot do të ndihet mirë, objektivi është që të jetë në stol dhe aktivizohet për 10-15 minuta kundër Specias. Kielini po e kalon problemin muskulor në pulpë dhe mund të jetë gati për ndeshjen e kthimit të Champions-it kundër Portos.

Për Dibalën do jetë vendimtare java e ardhshme, por nuk ia del as me portugezët. Ndërsa Artur mund të grumbullohet me Lacion, por të sigurt ka Porton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat