Barcelona tenton të joshë Dybalan

Futboll

Barcelona tenton të joshë Dybalan

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:31
Barcelona tenton të joshë Dybalan

E ardhmja e Paulo Dybalas te Juventusi vazhdon të rrethohet nga hije pasigurie. Mes klubit dhe futbollistit mbetet gjithnjë një hendek i madh për të gjetur marrëveshjen e rinovimit të kontratës e cila skadon në qershorin e vitit 2022.

Dhe eksperti i merkatos së “SportMediaset”, Claudio Raimondi, nuk e përjashton edhe një largim të sulmuesit argjentinas nga bardhezinjtë, me Barcelonën që e sheh me interes shokun e kombëtares së Mesit.

Por edhe “Zonja” nuk po qëndron indiferente dhe ka menduar për pasardhësit e mundshëm: “Ka gjithnjë e më shumë distancë.

Juve heziton dhe dëshiron të kuptojë gjendjen e tij shëndetësore.

Barça është gjithnjë e më e vendosur dhe e shikon si pasardhësin e mundshëm të Mesit, të cilin vështirë ta mbajë. Dhe emra si De Pol, Aguero, apo edhe Ken përfliten këto kohë për t’u veshur bardhëzi. Juve ka nisur të mendojë edhe Planin B”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat