Zbulohen datat kur do të kthehen Benzema, Ramos dhe Hazard

Futboll

Zbulohen datat kur do të kthehen Benzema, Ramos dhe Hazard

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:32
Zbulohen datat kur do të kthehen Benzema, Ramos dhe Hazard

Pas barazimit me Real Sociedad në shtëpi, Realin e pret një ndeshje shumë e vështirë me Atletico Madrid më 7 mars.

Zinedine Zidane është duke pasur probleme të mëdha me lëndime këtë sezon dhe lojtarët si Sergio Ramos dhe Eden Hazard mund të mungojnë për derbi.

Karim Benzema po bën hapa drejt kthimit në kohë për ndeshjen me Atletico Madrid të dielën. Francezi vazhdoi të stërvitej me top të martën dhe mund të kthehet në stërvitje me ekipin të mërkurën.

Zidane është ‘optimist’ se sulmuesi do të jetë në dispozicion për derbin e Madridit.

Sergio Ramos po stërvitet përsëri me top. Kapiteni pritet të kthehet në ndeshjen me Atalanta, të planifikuar për 16 mars.

Ndërsa, Eden Hazard dhe Dani Carvajal  nuk janë stërvitur ende dhe po vazhdojnë rikuperimin e tyre pa u përmendur data e saktë e rikthimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat