Ferizaj me fushë të re ndihmëse të futbollit

Futboll

Ferizaj me fushë të re ndihmëse të futbollit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:52
Ferizaj me fushë të re ndihmëse të futbollit

Gjatë ditës së sotme, prita në takim kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, prirë nga kryetari i saj, Agim Ademi, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu si dhe përfaqësuesit e Lidhjes Rajonale të Futbollit - Ferizaj, ku diskutuam për çështje të ndryshme sportive, me theks të veçantë futbollin ferizajas, nga ku u dakorduam që bashkërisht të intensifikojmë veprimet që Ferizajt t'i sjellim edhe një fushë të re ndihmëse të futbollit sipas standardeve më të larta si dhe t'i japim mbështetjen e nevojshme, Klubit të Futbollit "Ferizaj" në ecjen e tij garuese.

Ferizaj nga ky bashkëpunim, shton infrastrukturën sportive edhe me një projekt tejet të nevojshëm siç është fusha e te ndihmëse e futbollit.

Ky është një lajm i mirë për Ferizajn në përgjithësi,

Duhet theksuar se Ferizaj garon në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat