Kombëtarja gjermane 'josh' Klopp-in/ Steven Gerrard gati t'i zërë vendin si trajner i Liverpool

Futboll

Kombëtarja gjermane 'josh' Klopp-in/ Steven Gerrard gati t'i zërë vendin si trajner i Liverpool

Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:46
Jurgen Klopp, Steven Gerrard

Legjenda e Liverpool Steven Gerrard po monitorohet nga afër nga ekipi anglez, me Jurgen Klopp që thuhet se po tundohet nga menaxhimi i kombëtares gjermane.

Klopp i dha fund pritjes 30-vjeçare të Liverpool për lavdinë e kampionatit sezonin e kaluar, por menaxheri gjerman mund të vendosë për një kthim në atdheun e tij.

Dalja e tij mund të shihte Gerrard të kthehej në Merseyside. Steven Gerrard së shpejti mund të kthehet në Anfield por si menaxher për të zëvendësuar bosin e Liverpool Jurgen Klopp, sipas The Mirror.

Liverpool thuhet se pret që Klopp të shfrytëzojë një mundësi me Gjermaninë në të ardhmen e afërt mes dyshimeve mbi trajnerin Joachim Low.

Si rezultat, legjenda e Liverpoolit Gerrard është shquar pasi ai ka çuar Rangers në majën e futbollit skocez.

Gerrard, i cili bëri më shumë se 700 paraqitje si lojtar tek Liverpool, mori menaxhimin e Rangers në 2018 duke korrur suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat