Rexhepi: Kush e shkatërroi klubin e Ferizajt, ku janë anglezët? Kot ndërtoni

Futboll

Rexhepi: Kush e shkatërroi klubin e Ferizajt, ku janë anglezët? Kot ndërtoni

Nga: K.Goca Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:57
Rexhepi: Kush e shkatërroi klubin e Ferizajt, ku janë anglezët? Kot ndërtoni

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Amir Rexhepi, e ka ngritur një çështje shqetësuese që po e kalon klubi i futbollit Ferizaj, sidomos pas privatizimit që ndodhi në fillim të muajt korrik të vitit 2018.  

Ferizaj është pjesë e Ligës së Parë të Kosovës, grupi B dhe renditet në vend të katërt me 22 pikë të mbledhura.  Rexhepi kritikon ashpër dhe ka disa pyetje. 

“KF Ferizaj garon në Ligën e Parë.

KF Arbëria nga fshati Dobraja e Madhe Komuna e Lipjanit garon në Superligë.
Ferizaj, është qyteti i dytë në Kosovë për nga zhvillimi ekonomik.

Kush e shkatërroi klubin, ku janë anglezët që e privatizuan klubin, pse u larguan ata, ua keni shuar ëndrrat shumë të rinjve. 
Kot ndërtoni fusha ndihmëse, kur fusha kryesore është e dëmtuar”, shkruan Rexhepi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat