Mafia ballkanike! Njeriu që drejton futbollin serb 

Futboll

Mafia ballkanike! Njeriu që drejton futbollin serb 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2021 Në ora: 21:35
Mafia ballkanike! Njeriu që drejton futbollin serb 

Sllavisha Kokeza, president i Federatës së Futbollit të Serbisë, është i dyshuar për krim të organizuar dhe kjo ka shqetësuar edhe shtetet e rajonit.  

“Zona mafioze e Ballkanit arrin majat e Federatës Evropiane të Futbollit, e cila është me të vërtetë e frikshme”, siç raporton televizioni slloven dhe portalit “Nova24tv”.

“Informacione tronditës për Sllavisa Kokeza, një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të UEFA-s Aleksandër Ceferin, dalëngadalë po dalin në dritë. Me këto fjalë, teksti u fillua nga portali slloven ‘Nova24tv’, i cili është gjithashtu televizioni lokal, shkruan mediumi serb “Kurir”. 

“Në Serbi, për momentin ka çështje shumë të nxehta në lidhje me kreun mafioz brenda grupit të tifozëve të Partizanit ‘Grobari’, Velko Belivuk, i njohur gjithashtu si Velja Nevolja. Me miqtë e tyre kriminalë, ata torturuan brutalisht viktimat e tyre në mjediset e klubit të futbollit Partizan.

Informacioni i fundit nga Serbia tregon se Kokeza u arrestua dhe u mor në pyetje për pretendimin e planifikimit të vrasjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq”, shkruan mes të tjera media sllovene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat