Ferizaj në mëshirën e Zotit, i luten Agim Aliut

Futboll

Ferizaj në mëshirën e Zotit, i luten Agim Aliut

Nga: K.G. Më: 2 mars 2021 Në ora: 22:22
në mëshirën e Zotit, i luten Agim Aliut

Klubi i futbollit Ferizaj as në tokë dhe as në qiell, madje raportohet se edhe mund të shuhet.

“Ferizaj ka mbetur në mëshirën e Zotit dhe shumë afër shuarjës.

Kriza e madhe financiare që ka kapluar klubin tonë gjendje e mjerueshme në klub detyrohemi që ndeshjët e radhës mos ti zhvillojmë fare dhe të largohemi nga garat. 

Është mëkat i madhë një qytet si Ferizaj me biznismenë më të fuqishëm në Kosovë të mos përkrahet klubi i vetëm i qytetit me traditë 98 - vjeçare. 

Lusim Kryetarin e Komunës z.Agim Aliu aksionerët që janë në klub t’i dalin në ndihmë klubit tonë, përndryshe ky është lajmrimi i fundit para shuarjës. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë gjendje të rëndë”, shkruan në faqen e klubit ferizajas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat