Juventusi kthehet te suksesi

Futboll

Juventusi kthehet te suksesi

Më: 2 mars 2021 Në ora: 22:57
Juventusi kthehet te suksesi

Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Specian me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Bardhezinjtë marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon në kuotën e 49 pikëve, 3 më pak se Milani i vendit të dytë dhe 7 më pak se Interi kryesues.

Për të kaluar te ndeshja, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku bardhezinjtë kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën të shënojnë. Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, teksa ndeshjen do ta zhbllokonte Alvaro Morata, i cili  1 minutë pasi ishte aktivizuar, ia doli të shënojë në minutën e 62’. 9 minuta më vonë mendoi Kieza për të dyfishuar shifrat she për të qetësuar Pirlon.

Megjithatë ndeshjen e vulosi Kristiano Ronaldo, i cili pasi ishte ndalur te shtylla në pjesën e parë, në minutën e 89’, shfrytëzoi në maksimum një asist të Bentakur, për të shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat