Sancho i dhuron gjysmëfinalen Dortmundit

Futboll

Sancho i dhuron gjysmëfinalen Dortmundit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 22:59
Sancho i dhuron gjysmëfinalen Dortmundit

Borussia Dortmund ka mundur 1-0 në transfertë M’Gladbach dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Sfida e luajtur në Borussia Park është vendosur nga një gol i Jadon Sancho në minutën e 66-të dhe ka ardhur pas një kundërsulmi perfekt të Dortmund.

Haaland kishte kaluar në avantazh verdhezinjtë në të 53-ën, por goli i norvegjezit është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për shkak të një faulli.

Dortmund e ka mbyllur me 10 lojtarë ndeshjen pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Dahoud për një ndërhyrje të parregullt që ka çuar te një përlasje mes dy skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat