Morata: Nuk jam ndjerë mirë në tri javët e fundit, i lumtur për golin dhe rikthimin

Futboll

Morata: Nuk jam ndjerë mirë në tri javët e fundit, i lumtur për golin dhe rikthimin

Më: 3 mars 2021 Në ora: 00:21
Alvaro Morata

Alvaro Morata e pranon që nuk ka qenë mirë më shëndet në javët e fundit, por ndjehet i lumtur që është kthyer ta ndihmojë Juventusin.

Spanjolli erdhi nga banka rezervë dhe menjëherë gjeti rrjetën në fitoren 3-0 ndaj Spezia këtë mbrëmje , ndeshje që mund të kthehej në një mision të vështirë.

“Të rëndësishme janë tre pikët. Ne jemi kthyer te fitoret, të cilat na duhen çdo javë në Juventus. Ka shumë ndeshje për të luajtur, ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme dhe pikat që janë për t’u fituar”.

“Gjithkush që e njeh futbollin e kupton se një fitore sjell besim, entuziazëm dhe atmosferë të shkëlqyer në dhomën e zhveshjes. Kjo është e rëndësishme. Ne jemi duke punuar për të fituar”, ka thënë Morata për Sky Sport Italia.

Ky ishte goli i parë i Moratas pas 73 ditë dhe vjen pas një jave të vështirë ku mungoi edhe në stërvitje për shkak të një infeksioni viral të quajtur citomegalovirus.

“Më kishte marrë malli për të shënuar gola, por mbi të gjitha më ka marrë malli për forcën, pasi tre javët e fundit të jem i sinqertë nuk jam ndjerë aspak mirë. Unë duhej të kthehesha në dispozicion të ekipit sepse aktualisht kemi kaq pak lojtarë”.

“Nuk është një sezon i lehtë, ne po luajmë çdo tre ditë dhe ka lojtarë të mëdhenj jashtë për një periudhë të gjatë kohore. Këto nuk janë justifikime, është realitet”.

“Ne jemi duke punuar për të fituar, nëse nuk fitojmë këtë sezon, atëherë do të përgëzojmë fituesit, por derisa të ketë gjasa matematikore, ne do të japim gjithçka në fushë”, ka thënë Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat