‘Tërmet’ te Barcelona, Messi kërkon shtëpi në Paris

Futboll

‘Tërmet’ te Barcelona, Messi kërkon shtëpi në Paris

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:20
Messi

E ardhmja e yllit të Barcelonës, Lionel Messi duket se është larg “Camp Nou”.

Argjentinasi verën e kaluar kërkoi largimin nga Barcelona, mirëpo klubi nuk e lejoi.

Pavarësisht, që mbeti në Barcelonë, PSG zyrtarisht përmes lojtarëve dhe trajnerit e ka ftuar Messin në “Parkun e Princave”.

Sipas El Chiringueto, Messi ka nisur të kërkojë shtëpi në Paris.

Kontrata e 34-vjeçarit skadon në verë dhe kërkohet nga dy klubet e mëdha, Manchester City dhe PSG, sidoqoftë duke u bazuar në raportin e televizionit spanjoll, atëherë sulmuesi ka zgjedhur klubin francez, ku do bashkohet ish bashkëlojtarin Neymar.

Ndërkohë, në javën e ardhshme, Barcelona është mysafir i PSG-së, në kuadër të fazës së eliminimit direkt edhe pse në xhiron e parë janë mposhtur me rezultat të thellë 1 – 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat