PSG shpreson që Neymari të rikthehet në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës

Futboll

PSG shpreson që Neymari të rikthehet në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:36
Neymar

Angel di Maria, Marco Verratti, Alessandro Florenzi, Neymar dhe Juan Bernat janë të gjithë jashtë fushe për shkak të lëndimeve, por Paris Saint-Germain beson se braziliani dhe spanjolli do të jenë në dispozicion të Mauricio Pochettinos për ndeshjen e dytë.

Lojtari 29-vjeçar tashmë ka shkelur në fushën e stërvitjes dhe skuadra franceze ka njoftuar se ata do të monitorojnë përparimin e tij përpara një kthimi të mundshëm javën e ardhshme, kur ata do të përballen me Blaugranasit më 10 mars.

“Neymar po vazhdon rehabilitimin e tij dhe punën e tij individuale në fushë, një kthim në stërvitjen e skuadrës do të vlerësohet në fund të javës”, thuhet në raportin mjekësor të PSG.

PSG do të ndeshet me Bordeaux të mërkurën në Ligue 1 pa të pezulluarin Kylian Mbappe dhe të lënduarit Di Maria, Verratti, Florenzi, Neymar dhe Bernat.

Ndërkohë, Mauro Icardi është rikuperuar dhe lajmi i madh për skuadrën franceze është se bashkëkombësi i tij, Di Maria , gjithashtu është kthyer në stërvitje.

“Angel Di Maria është kthyer siç është planifikuar dhe në mënyrë progresive është stërvitur me skuadrën gjatë 48 orëve të fundit”, shtoi PSG .

Kampionët në fuqi të Ligue 1 nuk do të nxitojnë në kthimin e Di Marias për ndeshjen me Bordeaux, por ish-sulmuesi i Real Madridit mund të luajë të shtunën kundër Brest në Kupën e Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat