Rabotniçki-Shkëndija luhet sot në Shkup

Futboll

Rabotniçki-Shkëndija luhet sot në Shkup

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:16
Rabotniçki-Shkëndija luhet sot në Shkup

Shkëndija nga Tetova e ka nisur sipas planit gjysmësezonit pranveror, duke koleksionuar 6 pikë maksimale nga dy duelet e para me Sileksin (1:2) në Kratovë dhe Vardarin (2:1) në Tetovë. Shto këtu gabimet e skuadrave që mbajnë pozitat 2 dhe 3, Shkëndija ka ritur diferencën në vendin e parë. Mirëpo vend për kënaqësi nuk ka, pasi menjëherë në mesjavë kemi angazhimin e radhës kur në program janë ndeshjet e xhiros së 21 dhe kuqezinjtë tanë do të jenë mysafirë të Rabotniçkit në Shkup.

Orari ka caktuar që brenda tre ditëve të ndeshemi me dy ekipet shkupjane, Vardarin dhe Rabotniçkin. Duke kaluar me sukses detyrën e parë, skuadra pas triumfit me Vardarin është kthyer me vëmendje direkt ka sfida me Rabotniçkin. Stafi teknik edhe më tej nuk mund të llogarisë në shërbimet e Jan Krivak-ut që nuk ka arritur ende përgatitjen maksimale, përkundër faktit se ka nisur me stërvitje.

Ndërkohë pas pauzës për kartona të verdhë të drejtë loje fiton Antonio Paviç, mirëpo mbrojtësi i majtë mbetet në dyshim për aktivizim shkaku i një shqetësimi më të lehtë muskular.

Rabotniçki me shumë ndryshime në merkaton e janarit dhe me trajnerin e ri Aleksandar Vllaho synojnë të kapin pozitat që çojnë në Europë. E nisën mirë gjysmëstinorin pranveror, duke fituar 1:0 Akademia Pandevin në Strumicë, mirëpo në fundjavë u ndalën me barazim 1:1 në fushë të tyre me Sileksin.

Me efekt prej 6 fitoreve, 10 barazimeve dhe 4 humbjeve në 20-të ndeshje të luajtura Rabotniçki momentalisht renditet në pozitën e 5-të me 28 pikë të tubuara.

Takimi i parë mes veti ndërmjet dy ekipeve në këtë sezon i luajtur në Tetovë vitin e shkuar u mbyll me barazim 1:1, mirëpo vlen të ceket se ‘romantikët’ nuk njohin fitoren ndaj Shkëndijës tashmë 18-të ndeshje me radhë në mes kampionatit, Kupës dhe një ndeshjeje kontrolluese e luajtur në Ohër verën e vitit 2020.

Përballja Rabotniçki-Shkëndija është në program të mërkurën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat