Kumbulla titullar te Roma

Futboll

Kumbulla titullar te Roma

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:27
Kumbulla titullar te Roma

E mërkura është e ngjeshur me ndeshje edhe në disa kampionate elitare në Europë, me sfidat kryesore që do të transmetohen në SuperSport. Takimi i parë i Serisë A gjatë ditës së sotme do të jetë Sassuolo-Napoli, me start në orën 18:30. Për ekipin e Gattusos, që ka zhgënjyer në garat e tjera (Kupë dhe Europa League), renditja të paktën në vendin e katërt në Serinë A do të ishte objektivi minimal. Napolitanët aktualisht renditen në vendin e 6-të me 43 pikë, tri më pak se Atalanta që mban vendin e katërt.

Në orën 20:45, nga kampionati elitar italian do të transmetohen njëkohësisht 4 takime, ku spikat Fiorentina-Roma, një duel plot rivalitet që gjithmonë ka ofruar emocione. Verdhekuqtë kërkojnë të ngrenë menjëherë kokë pas disfatës me Milanin në “Olimpico”. Fonseca e ka bërë të ditur para ndeshjes që do të aktivizojë titullar mbrojtësin e Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Milani do të presë Udinesen në “San Siro” për të marrë fitoren e radhës e për t’i bërë presion Interit, që kyeson me 4 pikë më shumë.

Atalanta, ndërkohë, ka një sfidë të lehtë në letër, pasi do të presë Crotonen, ndërsa në Gjenovë do të luhet derbi mes Genoas dhe Sampdorias.

Nga kampionati francez, Ligue 1, do të transmetohen dy takime, në orën 19:00 Lyon-Rennes dhe në mbrëmje, në orën 21:00, është radha e kampionëve në fuqi të PSG-së, që do të jenë mysafirë në fushën e Bordeaux.

Nga kampionati anglez, Premier League, është përzgjedhur përballja e orës 21:15, Crystal Palace – Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat