Një nga pëlqimet e Mourinhos

Futboll

Një nga pëlqimet e Mourinhos

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:43
Një nga pëlqimet e Mourinhos

Tottenham është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Lucas Vazquez.

29-vjeçari do bëhet agjent i lirë sapo kontrata t’i skadojë në verë dhe pritet të largohet nga klubi pas 11 viteve në "Santiago Bernabeu".

Spurs ishte i lidhur me Vazquez edhe në afatin e janarit dhe sipas Daily Star, skuadra e Jose Mourinhos mund t’i ofrojë kontratën që e do sulmuesi.

Real Madrid gjithashtu duan ta mbajnë spanjollin, sidoqoftë dëshira për sfidë të re, ka bërë që lojtari të konsiderojë opsionet e tjera.

Këtë edicion, Vazquez më së shumti ka luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë, duke marrë parasysh mungesën e Dani Carvajal.

Vazquez ka bërë më shumë se 230 paraqitje për Realin, duke fituar dy herë La Liga-n dhe tri trofe të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat