Scholes, e këshillon yllin e Premier League

Futboll

Scholes, e këshillon yllin e Premier League

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:46
Scholes, e këshillon yllin e League

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, e ka nxitur me deklaratat e tij mesfushorin anglez, Jack Grealish se duhet të largohet menjëherë nga ekipi i Aston Villës.

Sipas Scholes, i cili momentalisht e drejton ekipi Saldor City, ai duhet të shkojë në Manchester United, Manchester City ose në Arsenal.

“Mos më keqkuptoni, unë e dua këtë lojtar, por nëse ai do të bënte këtë punë në ekipe si Manchester City, Manchester United ose në Arsenal, ai do të ishte në nivele të tjera”, ka deklaruar Paul Scholes, përcjell “Goal.com”.

Ekipi i Aston Villës ka deklaruar se transferimi i Grealish kushton 80 deri 120 milion euro.

Jack Grealish është 25-vjeçar. Ai është edhe reprezentues i Anglisë.

Grealish në 185 ndeshje me Aston Villën i ka realizuar 29 gola që nga viti 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat