Reprezentuesi i Kosovës reagon ashpër ndaj kritikëve

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës reagon ashpër ndaj kritikëve

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:50
Reprezentuesi i Kosovës reagon ashpër ndaj kritikëve, rrëfehet për mediet holandeze

Pas një kohe me skuadra që nuk i ofronin minutazh të rregullt, Arijanet Muriq e ka gjetur veten te skuadra elitare holandeze, Willem II.

Portieri i Kosovës është duke luajtur titullar në çdo ndeshje pas aventurave të hidhura te Nottingham Foresti dhe Girona, shkruan Demokracia.

Ndeshjet e para nuk i kishte aq të mira, sa që Muriq pranoi 11 gola në vetëm dy ndeshje, gjë për të cilën thotë se nuk është ndjerë aspak mirë.

“Natyrisht se nuk jam ndier mirë aspak. Por për mua kishte rëndësi që me gjithë golat e shumtë të pranuar, nuk kam bërë gabime të rënda”, ka thënë Muriq.

“Ndoshta kam mundur të bëj pak më shumë në një apo dy raste, por unë vendos vazhdimisht standarde të larta për vete”, tregon ai për “BD.nl”.

Tutje, ai tregon se në rast se aspekti defanziv te Willem II funksionon mirë, atëherë nuk do të pranojnë shumë gola.

“Pas këtyre dy humbjeve, jemi rikuperuar mirë si ekip. Kam pranuar vetëm një gol ndaj Den Haagut dhe atë nga penalltia. Te Sparta nuk jemi mposhtur. Nëse mbrohemi mirë si ekip, më pak topa vijnë në drejtim të portës. Mbrojtja si ekip është bazike”, potencoi portieri shqiptar nga Mali i Zi.

Ai tashmë po ndjek trajnime të gjuhet holandeze.

“Klubi dëshiron kështu. Por unë nuk kam probleme me këtë. Jam këtu dhe është mirë të mësoj disa gjëra. Unë tashmë kuptoj shumë nga ajo që flasin njerëzit në gjuhën holandeze. Ndoshta 80 për qind. Është shumë ngjashëm me gjuhën gjermane që natyrisht e flas mirë si zviceran. Por të flas vetë në gjuhën holandeze është shumë e vështirë. Në fushë ende komunikoj në anglisht, që e kuptojnë të gjithë”, ka theksuar Muriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat