Napoli s’e njeh turpin

Futboll

Napoli s’e njeh turpin

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:51
Napoli s’e njeh turpin

Napoli më saktë presidenti i këtij klubi, Aurelio De Laurentis, duket se i detyrohet dikush më shumë privilegje sesa kushdo tjetër. Të paktën këto janë tonet që kanë përdorur media sportive, duke mësuar atë se çfarë kanë mësuar nga ambientet e klubit.

Numri një i Napolit, pasi është vendosur se ndeshja e shtyrë e 4 tetorit do të luhej në 17 mars, ka vendosur të kërkojë një tjetër datë, duke parë se kjo e konfirmuara së fundmi do të shohë të kaltrit që brenda një jave të sfidojnë përveç bardhezinjve, edhe Milanin e Romën.

Nga ana e Juves, vështirë se diçka e tillë të pranohet, qoftë edhe për inat, por ndoshta kjo ide e De Laurentisit mund të duket e tepruar tashmë nga ana e Ligës së Serisë A.

Sepse fundja, nëse “Zonja e Vjetër” arrin që përmbysë Porton më datë 9 mars, në Champions, duket e vështirë që të ketë një tjetër datë në dispozicion për të rikuperuar Juventus-Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat