Tare flet pas anulimit të ndeshjes me Torinon e Vojvodës

Futboll

Tare flet pas anulimit të ndeshjes me Torinon e Vojvodës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:54
Tare flet pas anulimit të ndeshjes me Torinon e Vojvodës

Drejtori i Lazios, Igli Tare, ka thënë se klubi që ai drejton po ndjek rregullat për ndeshjen me Torinon, ndërsa pret një fitore 3-0 në tavolinë.

Ndeshja do të duhet të fillonte nga ora 18:30, por Toro nuk ka zbritur në fushë pasi janë në karantinë deri të paktën në mesnatën e mbrëmjes së sotme, siç ka urdhëruar ASL (autoriteti lokal i shëndetit).

“Unë mund të them shumë gjëra, por po i mbaj për vete”.

“Ne i respektuam rregullat, erdhëm në stadium, do të qëndrojmë për 45 minuta dhe pastaj do t’ia lëmë të gjitha autoriteteve”.

“Ndoshta ka qenë e përshtatshme për ne që të mos luajmë, por kampionati duhet të respektohet, situata u vendos shumë kohë përpara kësaj edhe sa na përket nesh, ne thjesht po ndjekim rregullat”.

“Ne nuk duhet të futemi në dinamikën e asaj që ndodh më pas. Ne thjesht bëjmë atë që na është thënë nga Lega”, deklaroi Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat