Po shkëlqen me Ferencvaroshin

Futboll

Po shkëlqen me Ferencvaroshin

Më: 3 mars 2021 Në ora: 12:32
Po shkëlqen me Ferencvaroshin

Myrto Uzuni po kalon një sezon fantastik me Ferancvaroshin në Hungari, ku ai u transferua në merkaton e verës.

Sulmuesi i Shqipërisë, përveç se në kampionatin hungarez, tregoi paraqitje të shkëlqyera edhe në Ligën e Kampionëve, ku arriti të shënonte edhe një gol, pikërisht ndaj Juventusit, ku përballë kishte idhullin e tij Cristiano Ronaldon.

Duke parë formën e mirë që po kalon, në gjurmët e beratasit janë vënë skuadra nga kampionatet e mëdha europiane.

Vetë agjenti i lojtarit, Franci Bode, në një prononcim të dhënë për “Insporti”, është shprehur se interes për lojtarin kanë shfaqur ekipe nga Bundesliga gjermane dhe Premier Liga angleze.

“Klube nga Liga Premier angleze dhe Bundesliga më kanë kontaktuar duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që është duke u zhvilluar. Uzuni është i fokusuar vetëm tek klubi i Ferencvarosh”, tha Bode.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat