Një sulmues i ri ftohet nga Kosova për ndeshjet e marsit

Futboll

Një sulmues i ri ftohet nga Kosova për ndeshjet e marsit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 13:12
Një sulmues i ri ftohet nga Kosova për ndeshjet e marsit

Astrit Selmani do të jetë një nga prurjet e reja te Kombëtarja e Kosovës në muajin mars, i cili pritet ta freskojë sulmin duke e parë se në ndeshjet e fundit konkretizimi ka qenë më i dobët. 

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që trajneri Bernard Challandes e ka ftuar sulmuesin e Hammarby për miqësoren ndaj Lituanisë dhe ndeshjet kualifikuese kundër Suedisë dhe Spanjës.

Challandes planifikon që t’i jap hapësirë 23 vjeçarit kundër Lituanisë.

Selmani, shpërtheu edicionin e kaluar te Varberg duke shënuar 15 gola në 24 ndeshje.

Në janar ai u transferua te Hammarby, që ka bashkëpronar futbollistin e njohur Zlatan Ibrahimoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat