Tirana cinike, kampionët marrin një fitore

Futboll

Tirana cinike, kampionët marrin një fitore

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:04
Tirana cinike, kampionët marrin një fitore

Tirana ka mposhtur Bylisin me rezultatin 2:0 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore, të zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Një fitore e artë kjo për kampionët në fuqi, të cilët iu falën golave të mbrojtësit Behiraçe në minutën e 41-të dhe Ismailgecit në të 75-tën.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në kampionati për skuadrën e Orges Shehit, që i dha fund “makthit” të barazimeve në 3 sfidat e fundit mes këtyre 2 skuadrave, shkruan panoramasport.

Me këtë triumf, Tirana ngjitet në kuotën e 32 pikëve, teksa ka hedhur vështrimin nga zona Europiane. Në sfidën e radhës bardheblutë do të jenë mysafirë në Kamzë ndaj Kastriotit.

Ndërkohë Bylisi pas 2 fitoresh radhazi është rikthyer te rezultatet negative, teksa mban vendin e 8-të me 18 pikë. Në takimin e javës së 23-të, ballshiotët do të presin Teutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat